Report TV - Ekskluzive/ Dosja ‘CEZ’, 51 provat kundër Berishës e Rulit

2017-07-04 0

Zbardhen 51 provat kryesore, të cilat komprometojnë rëndë pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të paktën të 15 bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë ish-ministrin Genc Ruli dhe drejtorë të rëndësishëm, në procesin abuziv të privatizimit të OSSH, me një kosto prej 415 milionë euro në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Krahas kallëzimit penal, dëshmitari kyç Romeo Kara, ka çuar në tavolinën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, një dosje prej 600 faqesh me fakte, duke e vënë edhe një herë në provë kreu e akuzës qendrore në Shqipëri. Pjesë e provave, bashkëngjitur kallëzimit penal, të zbardhura nga Shqiptarja.com, përfshihen edhe një letër dhe pesë e-maile mes sekserit Nuel Kalaj, drejtuesve të CEZ dhe anasjelltas, të cilat konfirmojnë jo vetëm privatizim me fitues të paracaktuar, por edhe favorizimet që i janë bërë më pas CEZ në dëm të shtetit shqiptar.

Free Traffic Exchange