Ora News – Maxhoranca konfirmon 84 votat, miraton 7 ligjet e drejtësisë

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Koalicioni qeverisës shuan dyshimet pas debateve të fundit mes eksponentëve të dy partive aleate, PS dhe LSI, pas unifikimit të votave të tyre për të kaluar ligjet të paketës ndihmëse të reformës në drejtësi që kërkonin shumicë të cilësuar. 7 ligjet morën mbi 84 vota të nevojitura, ndërsa nuk kanë munguar edhe thumbimet mes deputetëve aleatë të qeverisjes.
Parlamenti kaloi me shumicë të cilësuar 7 ligje kryesore të paketës ndihmëse të reformës në drejtësi, si kodi penal, kodi i procedurës penale, kodi i procedurës civile, ligji për Ministrinë e Drejtësisë, Kodi për mbrojtjen e të miturve, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe ligji për organizimin e gjykatave administrative.
Projektligjet kaluan jo pa debat edhe pse votat e koalicionit qeverisës, së bashku me dy deputetët e LIBRA, ishin në favor të këtyre ligjeve.
Në ligjin për Ministrinë e Drejtësisë, një nen i pazbardhur, i ardhur si propozim i Komisionit të Ligjeve pas diskutimit me Ministrin e Drejtësisë Vasili, ka bërë që pa mikrofon, deputetët aleatë të lëshonin deklarata thumbuese për njëri-tjetrin.
Pas kërkesës së Ministrit Vasili për ta përfshirë nenin e munguar, dhe sqarimit të deputetti socialist Taulant Balla se bëhej fjalë vetëm për një gabim në zbardhje, deputetja e LSI, Monika Kryemadhi kërkoi që seanca të regjistrohej për shkak se sipas saj nuk ka besë tek deputetët socialistë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/maxhoranca-konfirmon-84-votat-miraton-7-ligjet-e-drejtesise/

Free Traffic Exchange