Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News se situata në Shqipëri është mafioze njësoj si Italia në vitet 19960-1970. Ai shprehet se në Parlament nuk do të hyjnë të inkriminuarit, por përfaqësuesit e tyre.
Gjata: Situata është shumë mafioze në Shqipëri. Baronët e krimit, mafiozë që mazallah që arrestohen edhe pse kërkohen nga gjysma e Evropës, do të fusin në Parlament përfaqësuesit e tyre. Situata e Italisë në vitet 60-70. Do hyjnë me këto para të pista që qarkullojnë dhe do të hyjnë me paratë e krimit në Parlament dhe nuk ke çfarë i bën, sepse me ligjin e dekriminalizimit është në rregull. Duke përdorur këtë para të pisët, mendoj se është një situatë tejet emergjente.
Hila: Si zgjidhet me qeveri teknike?
Gjata: Nga ana juridike është çështje tjetër. Në qoftë se qeveria teknike vendos si kusht të pastrojë të gjithë shefat e policisë dhe të vendosen njerëz që ka besim se nuk do të kërcënojë fshatarët se në qoftë se nuk do të më sillni kaq vota do të vijë t?ju djeg kanabisin. Kjo është problematike. Nuk mendoj se kjo para do të blejë kaq shumë popullin. Nuk flet askush se do të blihen me para dhe me grykën e pushkës. A mund ta zgjidhë kjo qeveri që e solli në këtë situatë?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjata-situata-eshte-mafioze-krimi-do-coje-perfaqesues-ne-parlament/