SHKODER- Një konflikt fizik pas prishjes se pazareve të drogës mes disa personave ka qenë duke degraduar deri në përdorimin e armëve, në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në rrugën e Tepes, në ambientet e një lokali. Një grup të rinjsh janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin ndërsa njëri prej tyre ka tentuar të përdorë armën e zjarrit tip kallashnikov.
Ka qenë ndërhyrja personave të tjerë të përfshirë në konflikt që e ka neutralizuar atë, duke i hequr armën nga dora.