Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas miratimit të Rezolutës së Partive Popullore Evropiane, për të cilën PD nuk e dha votën e saj, kryeministri Edi Rama zgjodhi publikimin e rezolutës në rrjetet sociale si kundërpërgjigje ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha.
Në facebook kryeministri ka publikuar pjesën e rezolutës ku thuhet se ?PPE inkurajojnë forcat politike të marrin pjesë në proceset demokratike dhe institucionet e vendeve të tyre, si dhe të fokusohen në reformat strukturore?.
Gjithashtu në pikat e nënvizuara në rezolutë nga kryeministri Rama thuhet ?PPE theksojnë nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të vazhduar reformën në drejtësi, ku në këtë pikë nënkuptohet Shqipëria, vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që po kalon në fazat e zhvillimit të kësaj reforme.
Ky qëndrimi i kryeministrit vjen si një përgënjeshtrim se partitë aleate të Partisë Demokratike janë pro bojkotit të zgjedhjeve apo bllokimit të reformës në drejtësi.
Si kundërpërgjigje të opozitës kryeministri evidenton rezolutën ku thuhet se forcat politike të marrin pjesë në proceset demokratike dhe institucionet në vendet respektive të tyre dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ka nevojë urgjente.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/vendi/rama-pd-pika-e-rezolutes-se-ppe-se-qe-nuk-e-votove/