Ora News – Shqiptarja 6 muaj shtatzënë në koma përlot mjekët italianë

2017-07-04 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vajzë 25 vjeçare në gjendje kome të pakthyeshme, ka në bark një fetus prej 6 muajsh. Nëna e re me origjinë shqiptare ka përlotur mjekët italianë dhe ka lënë pa frymë doktorët në spitalin e Torrettes.
Vajza u operua të shtunën nga ekipi mjekësor edhe pse në një situatë të dëshpëruar, por vendimtare për të siguruar që fëmija të mos vdesë. Operacioni delikat konsiston në evakuimin e një hematome intrakraniale, gjatë së cilës nuk lejohet gabimi më i vogël për shkak të fatalitetit.
Nëse nëna e re do të vazhdojë të mbijetojë siç shpresohet, e ndihmuar nga një makineri mjekësore, ajo do të transportohet në spitalin pediatrik të Salesit.
Këtu, ajo do të mbahet në vëzhgim dhe synimi është mbajtja gjallë derisa fëmija të dalë në dritë. Nëse vajza nuk do të ishte shtatzënë, ajo do të humbiste jetën dhe organet e saj sipas mediave lokale italiane do të mund të dhuroheshin.
Gjithçka po bëhet për të mbajtur në jetë fetusin dhe për t?i dhënë një mundësi që të mbijetojë.
Mjekët po presin deri në javën e 28-t në mënyrë që nëpërmjet operacionit cezarian, bebja të mund të nxirren dhe fati i nënës së tij tashmë dihet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/25-vjecara-shqiptare-6-muaj-shtatzene-ne-koma-perlot-mjeket-italiane/