Tentoi të vrasë një polic gjatë një aksioni antikanabis

2017-07-04 0

Ky është Halili Shyti i akuzuar nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentative ndaj punonjësit të policisë dhe kultivim të kanabisit.

21-vjecari ne 16 korrik të vitit të kaluar ka plagosur efektivin e policisë Adriatik Hoxha në fshatin Krahës të Tepelenës gjatë një aksioni antikanabis.

Sipas hetimeve Shyti i ka dalë para efektiveve të policisë duke i kërcënuar se do ti vriste të gjithë nëse nuk largoheshin nga katër parcelat për të cilat ai kujdesej.

Madje i riu ka qëlluar me një çifte duke plagosur oficerin e policisë.

Pas këtij momenti kanë ndërhyre policët e tjerë të cilët kanë arrestuar të 21-vjecarin së bashku me babain e tij Luan Shyti. Në deklarimet e tij Halil Shyti ka shfaqur pendesë duke sqaruar se ka qenë nën efektin e kanabisit pasi kishte konsumuar sasi të mëdha.

Gjatë hetimit u vërtetua se babë e bir ishin punëtore te parcelave me 1300 rrënje kanabis. Pronar i tyre ishte Albano Rama i cili është shpallur në kërkim.

Tv Klan