Report TV - “E patrembura”, Lu rrëfen historinë e të resë që humbi jetën nga dhuna

2017-07-04 0

Ambasadori i SHteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në aktivitetin për fuqizimin e grave dhe vajzave, përcolli mesazhin e tij për një sensibilizim edhe më të madh të gjinisë mashkullore ndaj të drejtave të grave.

Këtë ambasadori e bëri nëpërmjet një historie të një vajze në Indi, e cila edhe pse humbi jetën nga dhuna dhe përdhunimi, sërish ngriti zërin dhe bëri ndryshimin.