Ora News – Vjedhja e 640 mln lekëve, në gjyq dy ish drejtuesit e lartë të CEZ

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfundojnë hetimet dhe dërgohen për gjykim dy ish drejtuesit e lartë të CEZ, Jan Ivan e Jozef Hajasek.
Prokuroria e Tiranës i akuzon për veprën penale të ?mashtrimit? me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim dhe me Kastriot Ismailaj.
Sipas prokurorisë te pandehurit kane krijuar një mekanizëm të tërë fiktiv që konsistonte në zvogëlimin e pasurisë së shoqërisë ?Cez Shperndarje? me qëllim kalimin e këtyre parave te shoqëria ?DIA?. Flitet per shumen e e mbi 640 milione lekeve
Vjedhja e 640 milione lekeve- ?I pandehuri K.I ne bashkepunim me te pandehurit J.H ( me detyre kryetar i Bordit te Drejtoreve dhe J.I (me detyre anetar i Bordit te Drejtoreve) duke perdorur te dhena te paverteta dhe dokumenta fiktive, kane mundur te vjedhin nga shoqeria ?Cez Shperndarje? sh.a shumen 649, 803, 520 lek. Kjo vlere i eshte paguar shoqerise ?Debt Internacional Advisory? (DIA) Ltd- dega Shqiperi per pune apo sherbime te cilat nuk rezultojne te jene kryer. Nga hetimi ka rezultuar se te pandehurit J.H dhe J.I kane qene ne dijeni te falsitetit te dokumentacionit te paraqitur nga i pandehuri K.I dhe me dashje kane prodhuar se bashku me kete te fundit dokumenta fiktive, per te justifikuar pagesen e faturave te leshuara nga shoqeria ?DIA? per pune dhe sherbime te cilat realisht nuk jane kryer.
Prokuroria deklaron se nga teresia e te dhenave te administruara gjate hetimit te ketij proçedimi penal arrihet ne konkluzionin se qellimi i vetem i te pandehurit K.I nuk ka qene mbledhja e borxhit te shoqerise dhe as kryerja e ndonje pune reale, por vjedhja e parave te shoqerise ?Cez Shperndarje?sh.a.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbyllen-hetimet-cohen-ne-gjyq-dy-ish-drejtuesit-e-larte-te-cez/