Berisha, Ramës: Do kalbesh në burg

2017-07-04 1

Ish - Kryeministri Sali Berisha ka ashpëruar tonet teksa ka paralajmëruar pasardhësin e tij në krye të qeverisë për fundin që e pret, nëse nuk dorëhiqet.

Duke iu referuar raportit të Deparatamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin flitet me shqetësim për shtimin e kanabisit në Shqipëri, Berisha ftoi Kryeministrin të bëjë publik destinacionin final të marijuanës së korrur nga Policia Shqiptare.

Nga çadra e protestës, e cila kthehet çdo të enjte në parlamentin e opozitës, Berisha paralajmëroi largimin nga puna të gjithë atyre punonjësve të administratës publike, që sipas tij, me urdhër të Kryeministirt Rama kanë plotësuar disa formularë për t?i përdorur për fushatë elektorale të 18 Qershorit.

Tv Klan