Blushi përplaset me deputetët socialistë

2017-07-04 0

Kryeministri Edi Rama edhe pse i pranishëm në seancën plenare ka zgjedhur të luajë thjesht rolin e spektatorit kur Ben Blushi u përplas me pothuajse të gjithë ministrat socialist.

Çështja kryesore ku u përqëndrua debati ishte dekorata e Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit, dhënë nga presidenti Hollande për Edi Ramën që sipas Blushit iu dha emigrantit dhe jo kryeministrit Rama.

Blushit iu përgjigjën ministrat Bushati dhe Kodheli.

Replika kryetari i Libras pati dhe me ministren për marrëdhëniet me parlamentin Felaj.

Pas debateve parlamenti miratoi 2 ligjet e paketës së dytë të reformës në drejtësi, kodin penal dhe kodin e procedurës penale me 88 vota, si dhe projektligjin për faljen e detyrimeve tatimore dhe atë për lirimin e frekunecave dixhitale.

Tv Klan