Në ambientet e Akademisë së Shkencave është promovuar libri ?Një jetë me sportin? i ish- futbollistit dhe ish-drejtuesit të lartë të sportit Mehdi Bushati.
Është një libër historik- biografik që përmban rrëfime të patreguara më parë nga ish-futbollisti Bushati.
Libri ndahet në tre pjesë ku pjesa e parë flet për hapat e parë të Bushatit në sport, rrëfen karrierën me Dinamon dhe Kombëtaren.