Kur pritet vendimi për të ardhmen e koalicionit, PS dhe LSI kanë intensifikuar akuzat dhe kundër akuzat në adresë të njëra - tjetrës. Luan Rama deklaroi qartë sot se, LSI nuk do të përfshihet në zgjedhjet e Kavajës, për arsye se përzgjedhja e kandidatit nga ana e Partisë Socialiste u bë pa u konsultuar me aleatët.
Por këtë qëndrim të aleatit të vogël, Saimir Tahiri, socialisti më aktiv në përballjet me eksponentët e partisë së Ilir Metës, e sheh si një përpjekje të LSI për të sulmuar PS duke i shkelur syrin PD.
Por Luan Rama kalon në emër të përveçëm, kur i drejtohet Saimir Tahirit se nuk mendon si ai dhe as si PD, ndërsa i kujton sesi si ai nuk mendon më as qeveria, ku ai bënte pjesë vetëm pak javë më parë për nevojën e përfshirjes së Ushtrisë në luftën kundër kanabisit, që Tahiri ministër e cilësoi propozim të papranueshëm muaj më parë.
Tahiri shprehet se me apo LSI, PS qoftë edhe e vetme do të shkojë dhe në zgjedhjet e Kavajës dhe në ato të 18 Qershorit.
Pak ditë më parë edhe Gramoz Ruçi tha se cilodo të jetë vendimi i LSI-së, Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhje qoftë edhe e vetme.
Tv Klan