http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 5 dekada më parë, ai hyri në këtë sallë si regjisor. Ishte shumë i ri, por me ambicie të mëdha. Kërkonte të punonte me më të mirët e estradës. Është rikthyer në Estradën e Tiranës, sot në atë që quhet Teatri Metropol, po me të njëjtin entuziazëm për të ngjitur në skenë një shfaqje me më të mirët e humorit. Bujar Kapexhiu rrëfen se ?General and playboy?, u shkrua fillimisht për t?u realizuar si telefilm dhe për vite u mbyll në sirtar. Për shkak të vështirësive që sot duhet të kalojë një projekt artistik për t?u bërë film, regjisori u dorëzua. E prezanton atë në teatër. Shfaqja vjen për publikun nga sot në ora 20.00 e deri në 2 prill në Teatrin e Metropolit.