Report TV - Berisha: Edi Rama dorëzohu, ose do të fshijmë nga faqja e dheut

2017-07-04 0

TIRANE-Ndërkohë që në Kuvend po zhvillohet seanca parlamentare, opozita mban seancë paralele në çadrën e ngritur përballë kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestës së opozitës.

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka marrë fjalen ka kërcënuar Edi Ramën që të dorëzohet para protestës së PD-së ose në të kundërt e pret fataliteti.

"I bindur të jesh, se nga leckat do krehesh dhe do përfundosh në ujërat e Lanës aty ku e ke vendin. Këtë revolucion e kanë marrë në dorë qytetarët. Kjo bëhet me përmbysje dhe me të gjitha format e mosbindjes civile, për ta shporrur ?Eskobarin? nga Shqipëria. Ti e meriton, sepse i ke bërë gjëmën vendit, duke e mbuluar me vello të zezë kanabisi. Me trafikantë, me kriminelë, me bandat, po pse me këta pse me këta do na marrësh votën ti ne? Me këta mund të na marrësh shpirtin, por jo votën. Edi Rama dorëzohu shpejt, po të them dorëzohu shpejt ose do të të fshijmë nga faqja e dheut ty dhe drogën. Dorëzohu ose të pret, fataliteti ose burgu?.

Free Traffic Exchange