Ora News - Durrës, Inspektoriati i Mjedisit: Blloqet në det të paligjshme

2017-07-04 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agjencia Rajonale e Mjedisit në Durrës ka deklaruar se pritat e vendosura brenda në det në plazhin e Durrësit janë bërë pa leje dhe përgjegjësit e kësaj masakre mjedisore do të ndëshkohen. Kryeinspektori i mjedisit në Durrës Jurgen Dashi pohoi se bizneset kanë vepruar në mënyrë të fshehtë dhe të kundraligjshme, duke ngritur pritat me blloqe betoni disa metra brenda në det, ndaj u janë bllokuar punimet. Sipas tij, bizneset e kërcënuara nga erozioni kanë vepruar kryesisht gjatë natës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-inspektoriati-i-mjedisit-blloqet-ne-det-te-paligjshme/