Report TV - Raporti/1 në 100 shqiptarë kanë kryer krim gjatë 2016-ës

2017-07-04 0

1 në 100 shqiptarë ka kryer të paktën një krim në 2016-ën.

Është kjo statistika e publikuar nga një raport i Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Koficienti i kriminalitetit bazuar në procedimet penal është 1088 për 100 mijë banorë. Bie në sy se shifra është thuajse e njëjtë me 2015, e cila ka qënë 1122 për 100 mijë banorë.

Po çfarë veprash penale kryejnë shqiptarët?
Vendin e parë e zë vjedhja e pasurisë. 37% e procedimeve penale kanë të bëjnë me vjedhjen e pasurisë nga persona të tretë, apo midis familjarëve.

Një vepër penale që kryejnë shpesh shqiptarët është edhe kundër rendit dhe sigurisë. 26.4% e procedimeve kanë të bëjnë me veprat penale kundër sigurisë, duke filluar nga kundërshtimi i punonjësve të policisë, deri te prishaj e qetësisë publike.

Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme zbulojnë edhe një statistik të frikshme. 4.7% e procedimeve kanë të bëjnë me veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Këtë vepra përfshijnë dhunën ndaj gruas, fëmijëve etj.

Gjithashtu ndër krimet që kryejnë më shpesh shqiptarët janë edhe shkatërrimi i pronës, mashtrimet si dhe krimet kundër shëndetit me dashje.

Free Traffic Exchange