Goditet grupi xhihadist në Itali, katër të ndaluarit ishin kosovarë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet italiane kane deklaruar se xhihadistet kosovare te arrestuar gjate natës nga policia po planifikonin te hidhnin ne ere urën e Rialtos ne Venecia. Plani i tyre është zbuluar nga përgjimet e kryera nga policia, ndërsa te arrestuarit synonin te krijonin panik duke goditur nga nje vendet simbolike te qytetit turistik italian. 3 te arrestuarit janë te gjithë nen moshën 30-vjeçare, ndërsa kosovari tjetër i ndaluar është minoren. Dy prej kosovareve te prangosur sipas autoriteteve punonin si kameriere ne nje lokal ne qendër te Venecias. Ura e Rialtos vlerësohet si nje nga 4 urat me te famshme te qytetit, te cilën e vizitojnë çdo dite qindra turiste. Arrestimet janë kryer rreth orës 4 ne te gdhire te se enjtes, ndërsa policia ka kryer kontrolle ne 12 banesa, 10 prej të cilave në qendrën historike të Venecias, një ne qytetin e Mestres dhe nje tjetër ne Trevizo. Autoritetet po hetojnë per pjesëtarë te tjerë te mundshëm te celulës xhihadiste.

Free Traffic Exchange