Prokuroria e Tiranës ka gjetur një rrugëdalje ligjore për të marrë të pandehur dhe dërguar dosjen në gjykatë ish-drejtorin e ?CEZ Shpërndarje? Josef Hejsek.
Ky i fundit sipas prokurorisë ka bëshkëpunuar me shtetasin shqiptar të arrestuar Kastriot Ismailaj dhe ky bashkëpunim ka qënë në fillesat e këtij mega mashtrimi duke përfunduar deri në lëvrimin e pagesës prej 4.6 milion euro nga kompania ?CEZ Shpërndarje? në kompaninë ?Debt International Advistory?.
Po si do e akuzojë në gjykatë prokuroria e Tiranës Josef Hejsek, në një kohë kur ky i fundit ka pasur mbrojtje ligjore, nga marrëveshja e lidhur mes CEZ Albania dhe shtetit Shqiptar, e cila i garantonte atij mos nisjen e asnjë procedimi penal?
Për këtë,prokuroria shprehet se kanë gjetur dhe rrugën ligjore që rrëzon mburojën për ish-drejtorin Hejsek.Sipas akuzës,marëveshja mes ?CEZ Albania? dhe shtetit shqiptar, është miratuar në parlament nëpërmjet një ligji, dhe kjo marëveshje është bërë me ligj, dhe jo me ratifikim.
Nisur nga situatë,duke marrë hierakinë juridike të Shtetit Shqiptar,në këtë rast prevalon më tepër Kodi Penal se sa ligji që ka shërbyer për lidhjen e marrëveshjes mes ?CEZ Albania? dhe shtetit. Nisur nga këto kushte sipas burimeve të prokurorisë shtetasi Austriak Josef Hejsek nuk ka asnjë mburojë ligjore, dhe ai do gjykohet në mungesë.