Report TV - Investigimi/ Si Ahmetaj rriti pagat vetëm për Ministrinë e Financave

2017-07-04 0

Në 16 mars të këtij viti befasia që përfshiu pjesën më të madhe të punonjësve publikë të ministrive shqiptare kishte të bënte me vendimin e firmosur nga kryeministri Rama me nr 187 ?Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të Kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e Prefektit?.

Befasia në fakt nuk kishte të bënte me lajmin të rritjes së pagave të administratës publike. Kjo ishte bërë e njohur hershëm nga vetë kreu i qeverisë. Pikërisht , më 30.11.2016, z. Rama dha sihariqin mbi ?100 milionë dollarë për të rritur rrogat dhe pensionet?. Atë kohë Rama tha tekstualisht se ?është momenti që me të gjithë ata, të cilët i shërbejnë këtij shteti drejtpërdrejtë, ne t?i ndajmë frytet e para të reformave. Rritja e pagave në këtë aspekt nuk është thjesht një rritje pagash e zakonshme, në një rrugë të zakonshme progresi të vazhdueshëm, por është edhe një shpërblim i merituar për të gjithë mbështetjen, që në radhë të parë njerëzit që punojnë i kanë dhënë reformave? dhe se ?ne kemi vendosur që të spostojmë nga buxheti i shtetit, në buxhetin e familjeve 100 milionë dollarë për të rritur rroga e pensione?.