SHBA: Opozita të mos i bllokojë zgjedhjet

2017-07-04 2

Shtetet e Bashkuara te Amerikës i kërkojnë në mënyrë të qartë opozitës të mos i bllokojë zgjedhjet. Zëvendës/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, (Hojt Brajen Jii) gjatë një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës thotë se opozita dhe qeveria duhet të dialogojë për t?i zgjidhur problemet për të patur zgjedhje të lira e të ndershme dhe se zgjedhjet duhen mbajtur më 18 qershor.

Hoyt Brian Yee

Është shenjë shumë e mirëseardhur që disa shtete, Shqipëria për shembull - Shqipëria do të, do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj në afatin e duhur në qershor, me 18 qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe jo që ti bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe Qeveria duhet të kenë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta. Kur të vijë koha - dhe për këtë ka afat sipas ligjit se kur duhet të mbahen zgjedhjet.

Thirrjen e kryeministrit Rama për dialog opozita e ka kushtëzuar me kërkesën për te patur si pikë të diskutimit largimin e tij dhe krijimin e një qeverie teknike. Ajo nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e shtyrje se zgjedhjeve. Ndërsa qeveria thotë se shtyrja e tyre do ta fuste vendin në një krize kushtetuese. Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, sapo u kthye nga Uashingtoni tha se kishte marre mbështetjen e bashkëpunëtoreve të administratës amerikane për kauzën e opozitës. Menjëherë pas kësaj deklarate ambasada amerikane tha se Uashingtoni nuk mbështet protestën, por zgjedhjet e lira, dekriminalizmin dhe luftën kundër drogës, dhe se këto çështje s?duheshin përdorur si shfajësim për te bllokuar zgjedhjet apo reformën në drejtësi. Pas ambasadës, mesazhi i zëvendës ndihmës sekretari i shtetit është edhe më i qartë, për të mos i bllokuar zgjedhjet dhe për të qenë pjese e tyre.

Tv Klan

Free Traffic Exchange