Kuvendi i Maqedonisë ka rifilluar pas pauzës tremujore, por zgjedhja e kreut të Kuvendit nuk po bëhet pasi deputetët e VMRO-DPMNE kanë bllokuar institucionin ligjdhënës me diskutime dhe replika mes vete. Ndërsa në Kuvend po diskutohet, shoqatat joqeveritare mbështetëse të VMRO- DPMNE-së protestojnë kundër Platformës shqiptare. Për këto dhe tema të tjera të ftuar në ?Rruga drejt...? sonte janë profesorët universitar Vebi Xhemaili, Osman Kadriu dhe Fati Iseni.