Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka apeluar për vendosjen një orë e më parë të dialogut politike mes palëve.
Duke folur në trajnimin informues me të rinjtë në Fier mbi procesin e integrimit evropian, Meta tha se konfliktet politike po kthehen në pengesë serioze për proçesin e integrimit në BE.
Meta: Integrim evropian do të thotë nivel evropian të komunikimit në politikë. Konflikti po na kthehet në një pengesë serioze për të gjithë ecurinë e integrimit evropian të vendit. Nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve evropiane.18 qershor, zgjedhjet duhet të jenë plotësisht të standardeve evropiane.
Meta ka apeluar që zgjedhjet parlamentare të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-konflikti-politik-po-pengon-integrimin-palet-te-dialogojne/