http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kthyer përgjigje kritikeve të qeverisë, duke shenjestruar jo vetëm Partine Demokratike, por edhe eksponentë te rëndësishëm te partisë, me te cilën PS është ne bashkëqeverisje. Në një bashkëbisedim me banorë të Paskuqanit, Tahiri tha se në 18 qershor, do të ketë zgjedhje dhe se aleati kryesor i Partisë Socialiste në këtë gare, janë qytetarët. Duke iu referuar protestës se opozitës, Tahiri akuzoi kundërshtarët se duan fitoren të gatshme, por sipas tij, nuk duan te mbajnë përgjegjësi per punët qe bëjnë. Pas 75 ditësh, qytetaret do të drejtohen për të votuar, ndaj Tahiri iu bëri thirrje qe ata te zgjedhin qe tani alternativën më të mirë.