Basha në kongresin e PPE: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ne Kongresin e Partisë Popullore Europiane ne Malte, ka nënvizuar nevojën qe Shqipëria ka per krijimin e një qeverie teknike, e cila te përgatisë zgjedhjet parlamentare. Basha ka sqaruar se ky është edhe motivi i protestës, e cila po zgjat prej 40 ditësh.?Lufta jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme kërkon këputjen e lidhjes mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Ja përse vetëm një qeveri teknike mund të përmbushë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe duke luftuar kultivimin e narkotikëve dhe trafikimin?.Basha ka akuzuar mazhorancen socialiste se ka nje plan per vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare e per këtë arsye nuk ka zbatuar ligjin e dekriminalizimit, si dhe ka favorizuar kultivimin e drogës.?Mijëra njerëz punojnë në këto plantacione që ruhen nga qindra roje të armatosur të punësuar nga krimi i organizuar. Tashmë kjo industri, e cila mbrohet dhe ka lidhje direkte me qeverinë, sipas raporteve ndërkombëtare po prodhon qindra milion euro. Për më shumë, sipas Europolit dhe raportit të Departamentit të Shtetit mbi narkotikët dhe pastrimin e parave, Shqipëria është kthyer në portën kyçe të shpërndarjes së heroinës kudo në Europë si dhe bazë për operacionet e krimit të organizuar në rajon e në veçanti për pastrimin e parave?.Gjate qëndrimit ne Malte, Basha zhvilloi edhe një takim me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili e garantoi per mbështetjen e plotë ndaj aksionit të opozitës për zgjedhje te lira e te ndershme.

Free Traffic Exchange