http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
SHBA vazhdojnë të kundërshtojnë nismën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri, përmes një ligji në kuvend. Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, që ndodhet në Kosovë në një vizitë dyditore, u takua me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, ku përcolli mesazhin se Uashingtoni zyrtar është i shqetësuar rreth këtij procesi.Ministri e njohu zyrtarin amerikan me zhvillimin e procedurave për projektligjin, ndërsa ne takim ishte i pranishëm edhe komandanti i FSK-se, gjeneral Lejtnant Rrahman Rama.Shqetësim për këtë nismë ka shprehur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie. Gjatë forumit ?Fol hapur? të organizuar nga Lëvizja Fol, ai tha se krijimi i Ushtrisë vetëm përmes ligjit, dëmton marrëdhëniet me partneret ndërkombëtare.?Krijimi i Forcave te Armatosura te Kosovës është qëllimi ynë ashtu siç është edhe qëllimi i kosovareve, por ky krijim duhet te behet ne mënyrën me te mire te mundshme ne pajtim me rishikimin strategjik te sektorit te sigurisë dhe ne pajtim me kete qe udhërrëfyes përmes ndryshimit kushtetues pas konsultimeve me te gjitha komunitetet.?Ambasadori tha se qeveria duhet te koordinoje hapat per transformimin e FSK me SHBA dhe partneret e saj, NATO-n dhe shtetet e tjera te Evropes.Më herët edhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Stoltenberg ishte shprehur se shndërrimi i FSK në Ushtri, duhet bërë përmes ndryshimeve kushtetuese, por kjo duket e pamundur për shkak të kundërshtimit të deputetëve serbë.