LSI bojkoton zgjedhjet në Kavajë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë Kavajë. I kontaktuar nga Vizion Plus, nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka deklaruar se partia që përfaqëson nuk bëhet pjesë e proceseve zgjedhore farsë. Sipas vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike kanë afat deri më 4 prill për t?u regjistruar si subjekte garuese në zgjedhjet e Kavajës. E ndërkohë që 8 prilli, është afati i fundit për regjistrimet e koalicioneve zgjedhorë. Por deklarata e Luan Ramës, tregon se LSI nuk do t?i drejtohet KQZ-së për tu regjistruar në zgjedhje. Përtej bojkotit të zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë, LSI do të jetë pjesë e votimeve të 18 Qershorit nga ku do te dale parlamenti i ardhshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar zyrtarisht këtë forcë politike, si garuese në zgjedhjet e përgjithshme. Vendimi u mor pas kërkesës zyrtare që kjo parti depozitoi pranë institucionit përgjegjës për organizimin dhe administrimin e proceseve zgjedhorë. Nënkryetari i LSI-së, deklaroi se më 18 qershor, nuk mund të ketë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës. Luan Rama tha për Vizion Plus, se nuk mendon që ka në Shqipëri ndonjë njeri me logjikë arsyetimi racionale, të mendojë se në 2017, Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje pa opozitën. Ky qëndrim është krejt ndryshe nga ai i kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se me ose pa PD, më 18 Qershor vendi do shkojë në zgjedhje.