Ora News – Doshi: Shkëlqim Ganaj njeriu më i korruptuar. Debat edhe me Hysin

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa po flitej për ndryshimin e ligjit për kontrollin dhe deklarimin e pasurive, deputeti Tom Doshi shpërtheu në akuza ndaj kryeinspektorit të ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj, duke e cilësuar një të korruptuar. Doshi tha se Ganaj është përpjekur ti demtojë figurën atij, por inspektori i ILDKPI-së, Florian Karaj, i kujtoi deputetit të qarkut të Shkodrës se ai është kallëzuar për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori. Doshi u përplas dhe me drejtuesin e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi.
Deputeti, Tom Doshi, ka shëprthyer në akuza ndaj kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, duke e quajtur ?njeriun më të korruptuar që ekziston?.
Në Komisionin e Ligjeve ku u diskutua projektligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, deputeti i qarkut të Shkodrës tha se Shkëlqim Ganaj ka dy vjet që shpërndan në media deklaratat e pasurisë së tij për ti dëmtuar atij figurën.
Doshi: Unë kam 12 vjet që jam në parlament dhe për çdo vit mua më bie shorti. Kjo tregon sesa të korruptuar jeni se nuk ka mundësi që unë e dorëzoj në orën 16:00 dhe në 16:30 më bie shorti. Kjo tregon që Kryeinspektori është njeriu më i korruptuar që është këtu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tom-doshit-i-bie-shorti-per-tu-kontrolluar-pasuria-ildkp-institucion-i-korruptuar/

Free Traffic Exchange