Report TV - Kanceri, Boçi: Trajtimet jashtë kosto dhe risk për pacientët

2017-07-04 1

Një pjesë e pacientëve të prekur nga sëmundjet kanceroze largohen për t?u kuruar jashtë Shqipërisë. Besim Boçi, shef shërbimi O.R.L, thotë se shërbimi shëndetësor në Shqipëri ka mundësi të trajtojë deri 90% prej tyre.

Kjo ??rrjedhje e pacientëve?? siç e quan Boçit, pengon të kemi një regjistër të plotë të rasteve, për të kuptuar se në cfarë raporti ndodhet tendenca e përhapjes së sëmundjes në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit.

?Sot në sistemin tonë shëndetësor janë të gjitha mjetet e duhura, qoftë për diagnozë, qoftë edhe për trajtim. Nuk ka arsye pse të shkojnë jashtë të harxhojnë aq shumë sa ndërkohë që këtu brenda t?i zgjidhin në shërbimin publik pa asnjë pagesë. Nuk është normale të hedhin kaq lekë për trajtimin e tyre?, u shpreh Boçi.

Sipas Boçit, ndotja e mjedisit dhe ushqimet që ofrohen në treg janë faktorët kryesorë në përhapjen e kancerit tek gratë dhe moshat e reja. Megjithatë kapja në faza sa më të hershme arrihet përmes kontrolleve të vazhdueshme.