Me vendim gjykate, Joram Frig, i ndaluar në Rinas me një pajisje të dyshuar përgjuese nuk do të largohet nga Shqipëria deri në përfundim të ekspertimit të pajisjes.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për bllokimin e pasaportës së 51 - vjeçarit. Frig nuk është paraqitur në gjykatë, duke u përfaqësuar vetëm nga avokati i tij.
Togat e zeza kanë argumetuar se masa është e nevojshme pasi i vlen hetimit të nisur nga prokuroria dhe pyetja e Yoram Frig mund të jetë përsëri e nevojshme.
Prokuroria pajisjen ?Omni Spectral Correlator 5000? ia ka dorëzuar një eksperti, i cili brenda disa ditësh do të dorëzojë raportin përfundimtar për të sqaruar nëse kryen apo jo përgjime.
Pasi këto konkluzione të jenë në zyrën e prokurorit do të vendoset nëse do t'i kthehet apo jo pasaporta për të patur mundësi për t'u larguar.
51 - vjeçari, gjatë marrjes në pyetje ka thënë se pajisja vetëm mund të detektojë përgjues në ambiente. Sipas Frig, ai kishte ardhur në vendin tonë me ftesë të një biznesmeni, i cili i kishte punësuar për t'i bonifikuar shtëpinë, makinat dhe bizneset e tij, pas dyshimeve se ai përgjohej.
Tv Klan