Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 41-të. Shumë ujera kanë rrjedhur nga nisja e saj, me kërkesa nga CDU ? CSU dhe ambasada amerikane për të hyrë në zgjedhje dhe për t?i dhënë fund bojkotit të parlamentit, por qëndrimi i opozitës mbetet i njëjtë si ditën e parë.
Edi Paloka, nënkryetar i PD-së: ?Po nuk u krijuan kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme nuk do të këtë zgjedhje as në Kavajë dhe as ne 18 qershor, nuk do ketë zgjedhje me Ramën kryeministër pa u krijuar kushtet për një qeveri teknike.?
Kryeministri Rama ka deklaruar se do të shkojë në 18 qershor në zgjedhje edhe pa opozitën. Por aleati i tij Ilir Meta në këtë pikë frenon. Demokratët shohin arrogance tek qëndrimi i Socialisteve dhe logjikë tek ai LSI ?së.
Edi Paloka, nënkryetar i PD-së: ?Një pjese e maxhorancës bën arrogantin, Rama....pjesa tjetër përditë bën deklarata që janë koshiente që s?ka zgjedhje pa opozitën ndryshe nga sa pretendon Rama. Te ulemi te diskutojme, koha kur Rama fliste për negociata për te diskutuar kodin zgjedhor u dogj se ne paraqitem kërkesat në komision.?
Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung foli për dëmtim të marrëdhënieve nëse Partia Demokratike do të bojkotonte zgjedhjet dhe nuk do të kthehej në kuvend. Por, a i ka cenuar deri më tani qëndrimi i opozitës marrëdhëniet me ndërkombëtarët?
Edi Paloka, nënkryetar i PD-së: ?Nuk është letër e CDU por një anëtari të një komisioni. Ne atë letër shkruhet që edhe CDU edhe Europa është e shqetësuar për kanabisin, shume për zgjedhje të lira e të ndershme, është mbështetje e hapur për PD. Ju mendoni që vizita e Bashës në SHBA është shenjë se po prishim marrëdhënien. Media pranë Trumpit çfarë tha për mbështetjen e Uashingtonit. Nëse ju mbështetjen e senatoreve doni ta hidhni poshtë nga një media pranë Rames.?
Lulzim Basha thotë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme ka mbështetjen e Uashingtonit dhe njerëzve pranë Presidentit Amerikan Donald Tramp si dhe atë të partnerëve europianë, teksa ka hedhur në opinionin publik tezën se ndërkombëtarët janë keq-informuar rreth arsyeve që e kanë çuar opozitën drejt protestës.
Tv Klan