Edi Rama, “Komandant i Urdhrit të Legjionit të Nderit”

2017-07-04 1

Presidenti francez, Fransua Hollande, ka nderuar kryeministrin Edi Rama me dekoratën e lartë të Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit.

Kreu i qeverise është shqiptari i dytë pas Ismal Kadaresë dhe i pari kryeministër shqiptar që nderohet me këtë gradë.

Dekorata iu dorëzua nga homologu i tij. Bernard Cazeneuve Kazënëv, ne mungese te presidentit Hollande, i cili ndodhej në një vizite zyrtare në Indonezi

Kryeministri Cazeneuve: Dëshiroj të përfitoj nga ky rast për t?ju shprehur, Zoti Kryeministër, në emër të Presidentit të Republikës dhe në emrin tim personal, vlerësimin dhe mirënjohjen tonë të gjithanshme për rolin që ju keni luajtur në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis Francës dhe vendit tuaj. Çdokujt këtu i kujtohet prania juaj, gjatë manifestimit të 11 janarit 2015, në krah të popullit francez, duke valëvitur, në homazh të karikaturistëve të vrarë disa ditë më parë të ?Charlie Hebdo-së?, lapsat tuaj me ngjyrën blu, të bardhë e të kuqe. Duke ju pranuar sot në gjirin e Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit, Republika i bën kësisoj homazh një burri shteti, një miku të madh të Francës dhe një europiani të bindur, që punon në mënyrë të palodhur për t?i dhënë Shqipërisë vendin që i takon në gjirin e Eurpës, ashtu siç edhe ne e dëshirojmë, të fortë, të begatë dhe paqësore.

Ky dekorim sipas zyrës se shtypit të kryeministrit ka qenë surprizë dhe në njoftim thuhet është kryer jashtë kushteve normale të reciprocitetit, gjë shumë e rrallë në protokollin e Presidencës Franceze që në rastin e figurave shtetërore akordohet vetëm si njohje meritash të veçanta.

Kryeministri Edi Rama: Po e marr veten me vështirësi, pasi nuk e prisja një gjë të tillë. Sigurisht është më se e mirëpritur. Ju falënderoj me gjithë zemër juve, dhe gjithashtu edhe zotin President. Nuk e di nëse e meritoj, por është pa dyshim një nder i jashtëzakonshëm për dikë që mbërriti në Francë si një artist i cili nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të mbërrinte në sallonet e Francës së politikanëve dhe njerëzve të shquar. Dhe marrja e kësaj medaljeje është vërtet një ëndërr. Një ëndërr, në fakt, që ende nuk e kisha parë.

Meritat e veçanta për të cilat presidenti francez nderon kryeministrin Rama janë ato për forcimin e marrëdhënieve franko-shqiptare dhe politikën rajonale të Edi Ramës, si edhe për një inkurajim personal për Kryeministrin shqiptar në dinamikën euro-integruese të Shqipërisë e në drejtimin e duhur të nisur 4 vite më parë.

Në Paris, u firmosen edhe disa marrëveshje ne kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri - France në nivel strategjik.

Tv Klan