Nis ndriçimi në Bulevardin e Ri - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-07-04 0

Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet në maj, si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fazën e fundit të punimeve që po kryhen në këtë segment, duke përfshirë edhe parkingun nëntokësor te ish-Stacioni i Trenit, teksa po i jepet dora e fundit detajeve të projektit, si mbjellja e pemëve dhe vendosja e ndriçimit.