Report TV - Plani anti-kanabis, Peleshi: Në operacion ushtria e SHISH

2017-07-04 0

Qeveria ka miratuar Planin e Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020.

Zv/ kryeministri Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë në një deklaratë për mediat nga Kryeministria ka zbuluar planin kombëtar të qeverisë në luftën kundër kanabisit për vitin 2017.

Grupi i punës kryesuar nga Niko Peleshi dhe këshilltari i kryeministrit për sigurinë, Sandër Lleshi kanë hartuar planin për goditjen e këtij fenomeni, që ka për qëllim zhdukjen.