Report TV - Lezhë, 8-vjeçarja bie nga kati i 6 i pallatit, humb jetën

2017-07-04 4

LEZHË- Një vajzë 8-vjeçare ka rënë nga kati i 6 i një pallati në qytetin e Lezhës, ku për pasojë ka humbur jetën disa orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 30 minuta në lagjen ?Besëlidhja? në banesen ku jetonte e mitura me iniciale K.P.

Sipas të dhënave vogëlushja ka qenë duke luajtur në ballkonin e apartamentit, kur është rrëzuar.

Vajza ka qenë vetëm brenda banesës, pasi nëna e saj kishte dalë për të blerë ushqime.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë parë ngjarjen dhe i kanë ardhur menjëherë në ndihmë të miturës.

Ata e dërguan me urgjencë në Spitalin e Lezhës ku pasi mori ndihmën e parë u dërgua me urgjencë nëpërmjet helikopterit në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht ndihmës që iu dha në spital, vogëlushja humbi jetën rreth katër orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në kryeqytet.