Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nderuar në Francë me titullin ?Komandant i Legjionit të Nderit?. Ky titull, i është dhënë kreut të ekzekutivit të Shqipërisë nga Presidenti i Francës François Hollande.
Medaljen e nderit, Rama e bëri publike në rrjetet sociale të shoqëruar me shkrimin:
Rama: I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit! Ky është një titull që i?a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit. Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur, në gjithë këto vite përpjekjesh të pandërprera për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Faleminderit Francë
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rame-nderohet-ne-france-komandant-i-legjionit-te-nderit/