Senati amerikan ratifikon anëtarësimin e Malit të Zi në NATO - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Senati Amerikan mbështeti me shumicë votash anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, me synimin për t?i dërguar edhe një mesazh të qartë Rusisë se Shtetet e Bashkuara do t?u kundërvihen përpjekjeve të Moskës për të shtuar ndikimin e saj në Ballkan. 97 senatore votuan në favor të anëtarësimit të Malit të Zi, ndërsa dy ishin kundër. Ratifikimi kërkonte dy të tretat e votave të 100 anëtarëve të senatit. Tani pritet vetëm firma e presidentit Donald Trump, që është hapi i fundit për ratifikimin e anëtarësimit nga Shtetet e Bashkuara. Sekretari i shtetit Tillerson ka kërkuar ratifikimin përpara takimit te NATO-s ne muajin maj, ku pritet qe per here te pare Mali i Zi te jete anëtar me te drejta te plota. Votat kundër kane ardhur nga dy senatore republikane, Rand Paul dhe Mike Lee. Senatori Paul kishte vënë në pikëpyetje maturinë e një akti që zemëron Rusinë, ndërsa theksoi se taksapaguesit amerikanë nuk duhet të detyrohen të paguajnë nëse Mali i Zi sulmohet. Por republikani Xhon Mekein e ka akuzuar atë se po punon ne favor te interesave te presidentit Putin. Tani vetëm parlamenti i Spanjës duhet te ratifikoje anëtarësimin qe Mali i Zi te hyj zyrtarisht ne NATO.