Punimet për bulevardin e ri - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punimet për bulevardin e ri të Tiranës po ecin me ritme të larta dhe sipas kryebashkiakut Veliaj, 500 metrat e para do të jenë gati në muajin maj. ?Kemi ecur shumë me punimet në Bulevardin e Ri, duhen edhe pak javë derisa të hapet parkingu i madh nëntokësor. Duke filluar nga maji, do të hapim për përdorim rreth 400-500 metrat e para të Bulevardit, për të siguruar edhe hyrjen në parkim për ata që kanë punë në zonën e ish Stacionit të Trenit. Kemi marrë disa vendime të rëndësishme për ndriçimin. Akset kryesore do të ndriçohen me një ndriçim të përshtatshëm për makinat, e për të gjithë ata që do të përdorin bulevardin. Do të kemi një ndriçim më miqësor për sheshet kryesore, duke nisur nga sheshi kryesor që është tek ish Stacioni i Trenit, pra aty ku kryqëzohet Bulevardi i Ri me të vjetrin dhe me Unazën, dhe mandej të dyja shëtitoret?. - tha Veliaj