Rruga Lin-Pogradec, bllokohet sërish puna - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfundimi i punimeve te rrugës Lin-Pogradec ka mbetur peng i kilometrit te fundit. Fjala është per nje segment te vogël ne hyrje te qytetit, i cili ketë radhë është bllokuar për shkak të një konflikti mes firmës zbatuese dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit në Korçë. Prej disa ditësh ky autoritet ka kërkuar pezullimin e punimeve, pasi firma nuk disponon dokumentet dhe lejet e duhura. Përfaqësuesi i firmës Kadri Omeri pranon se dokumentacioni nuk është i plotë, por kërkon që veç gjobës, punimet të mos bllokohen. Kjo është përplasja e radhës, e cila zvarrit punimet për këtë segment kombëtar. Më herët ai ishte bllokuar për shkak të konfliktit mes firmës dhe Bashkisë për çështjen e inerteve.

Free Traffic Exchange