Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi.
Takimi u zhvillua në selinë e partisë së krijuar nga ish-deputeti socialist.
Në takim përveç Ben Blushit ka qenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, ndërsa në qendër të diskutimit me ambasadorët ka qenë situata politike në vend.