Ora News – Vetingu, plotësojnë dosjet me dokumentet 101 kandidatë aplikantë

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aplikimet për komisionet e vettingut zyrtarisht kanë përfunduar. 27 marsi ishte data e fundit kur kandidatët që kishin mangësi në dokumentacion, mund të bënin korrigjimet e nevojshme.

Kjo proçedurë nisi më 26 janar ku sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit bëri thirrjen për të aplikuar për Komisionet që do të kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët.

Thirrjes iu përgjigjën 193 persona në 15 ditë. Pas përfundimit të aplikimeve në 9 shkurt, brenda javës Avokati i Popullit konstatoi 29 persona në listën A, të cilët plotësonin të gjitha kriteret ligjore për të garuar dhe 164 persona në listën B të cilët shfaqnin mangësi në dokumentacion.

Pas kësaj, proçesi kaloi tek Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili brenda dy javëve të përcaktuar në Kushtetutë, përpiloi rekomandime negative për 93 aplikantë, 8 tek lista A dhe 85 te lista B.

Pra, aplikantë që përmbushnin të gjitha kushtet për të qenë pjesë e Komisioneve të vettingut, mbetën vetëm 21 dhe 79 ishin ata që kishin mangësi dokumentacioni por jo rekomandim negativ të ONM.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetingu-plotesojne-dosjet-me-dokumentet-101-kandidate-aplikante/