Report TV - Vodafone, për 11 vite dhuron gjak Samoulada: Të jemi më humanë

2017-07-04 0

Fushatës së dhurimit të gjakut, kompania celulare Vodafone Albania i është bashkuar për të 11 vit rradhazi. Më shuëm se 65 punonjës dhe të afërm të tyre i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak.

Kompania Vodafone Albania i është përgjigjur për të 11 vit rradhazi, thirrjes së kryqit të kuq për dhurimin e gjakut , në ndihmë të personave që vuajnë nga sëmundja e talasemisë.

Më shumë se 65 punonjës të Vodafonë Albania, miq dhe familjaër të tyre u bënë sërish pjesë e një gjesti human, duke u shndërruar në pak minuta heronj për njerëzit që kanë aq shumë nevojë për gjak, e duke përcjellë një mesazh të fortë tek i gjithë komuniteti, i cili duhet të kontribuojë në uljen e nevojës për gjak.