Ora News – Ndotje në Osum, plehra dhe ujërat e zeza në gjithë gjatësinë e lumit

2017-07-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ujërat e zeza dhe plehrat e përditshme kanë mbushur lumin Osum në Berat, në të gjithë gjatësinë e tij. Qytetarët thonë se në të gjithë gjatësinë e lumit që kalon mes për mes qytetit, ndihet aroma kutërbuese nga ujërat e ndotur.
Dy brigjet e lumit Osum në Berat janë mbushur me plehra dhe mbetje të ngurta, ndërkohë që ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në shtratin e tij.
Ndërsa, kalon në krah të lulishtes, një rrugë tepër e frekuentuar, aroma e keqe ndihet ngado.
Për qytetarët e Beratit, lumi sot është kthyer në turpin e qytetit, pasi plehrat dhe kutërbimi është i vetmi imazh në sytë e turistëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndotje-ne-osum-plehra-dhe-ujerat-e-zeza-ne-gjithe-gjatesine-e-lumit/