Kjo gomone si dhe këto pako me drogë, që shihni në këto foto, janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës, mbrëmjen e të hënës, në afërsi të gadishullit të Karaburunit, ndërsa transportonte një sasi prej 750 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Në operacion u përfshinë edhe efektivët e Policisë Së Vlorës, Delta Force, si dhe mjetet e Guardia Di Financas.
Mjeti lundrues u bllokua pranë vendit të njohur me emrin ?Gjiri i Anglezit?, ndërsa kishte dy motorë fuqi 300 dhe 25 kuajfuqi.
Sipas policisë kufitare, droga ishte e ndarë në 57 pako të përmasave të ndryshme dhe ishte mbështjellë me material plastik. Në momentin e zbulimit Lënda narkotike, ishte e shpërndarë në breg të detit. Gomonia u bllokua në cilësinë e provës materiale në Portin e Repartit Delta Force, Radhimë. Policia dyshon mbi disa persona të cilët mund të jenë përfshirë në këtë trafik, ndërsa hetimet ndaj tyre vijojnë.
Tv Klan