Kosovë, Hoyt Brian Yee shmang Thaçin e Mustafën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po përpiqet që të transformojë FSK-në me një ligj në kuvend në pamundësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, Prishtinën po e viziton zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.Në axhendën e tij janë përfshirë takime me disa ministra, por jo me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Mustafa.Fillimisht zyrtari i lartë u takua me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me pas me ministren për Dialog, Edita Tahiri. Me Veselin biseda u përqendrua në zhvillimet e fundit në vend. Gjatë vizitës dyditore Yee do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanovic dhe kreun e grupit parlamentar ?Lista Serbe?, Slavko Simic, si dhe me ministrin e FSK-së, Haki Demolli.Presicdenti Thaçi nuk ka gjetur mbështetjen e SHBA në nismën e tij për transformimin e FSK-së, pasi ambasadori amerikan ne Prishtinë ka theksuar se kjo duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.