Kujdes! Mishi i pulës dhe i derrit nga Brazili është i pasigurt - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Bujqësisë ka urdhëruar që për një periudhë një mujore të bllokojë mishin që importohet nga Brazili.Bëhet fjalë për mishin e pulës dhe atë të derrit.Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit thotë se ky bllokim bëhet për të kryer analizat e nevojshme ushqimore për të siguruar qytetaret, se konsumi i tij nuk është i dëmshëm.Kreu i AKU-së Dritan Sejko thotë për Vizion Plus se nuk ka vend për panik, pasi Shqipëria nuk importon mish viçi, për të cilin disa vende europiane ndaluan importin për shkak se mishi ishte i kalbur.Por bizneset e fushës thonë se lajmi që qarkulloi në disa media ndërkombëtare, se mishi që importohet nga Brazili është i dëmshëm, lidhet me konkurrencën në këtë treg.Sipas të dhënave janë rreth 40 mijë ton mish që Shqipëria importon gjatë një viti. Ndonëse konsumi është më i lartë, nevojat përballohen edhe me import të gjësë së gjallë.