Ora News - Fier - Koalicionet e 18 qershorit, Ruçi: Me apo pa LSI, PS do shkojë në votime

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje, me ose pa Lëvizjen Socialiste për Integrim. Deklarata vjen nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi në Libofshë të Fierit. Ruçi e cilëson bojkotin e opozitës si përpjekje të dëshpëruar për të krijuar krizë artificiale, ndërsa i bën thirrje të kthehet në Kuvend.
Në një kohë që pritet ripërtëritje e koalicionit PS-LSI për zgjedhjet e 18 qershorit, Gramoz Ruçi, një nga figurat më me peshë në Partinë Socialiste ka bërë një deklaratë të fortë politike. Nga Libofsha e Fierit ku ndau dhe çertifikata pronësie, kreu i grupit paralamentar socialist tha se me apo LSI, PS do të futet në zgjedhje dhe do të dalë fitimtare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ruci-do-te-paraqesim-oferten-tone-politike-ne-18-qershor-me-apo-pa-lsi/