Report TV - Dështon porti i jahteve në Durrës kompania nga Singapori çregjistrohet

2017-07-04 2

Koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh pranë Urës së Dajlanit në Durrës ka dështuar përfundimisht.

Kompania ?Adriatic Yachting Marina? e cila fitoi koncesionin për ndërtimin dhe shfrytëzimin e këtij porti në verën e vitit 2013 ka mbyllur përfundimisht aktivitetin në Shqipëri pa nisur asnjë punim për ndërtimin e tij.

Report TV ka mësuar se kjo kompaninë më 27 dhjetor të vitit 2016 ka kërkuar likuidimin e thjeshtëzuar dhe çregjistrimin nga QKR.

Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Durrësit me 24 shkurt të këtij viti. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Adriatic Yachting Marina rezulton në pronësi të shtetasit Sotiraq Toshi dhe një kompanie të regjistruar në Singapor.

Koncesioni i miratuar nga Qeveria Berisha në gushtin e vitit 2013, vetëm pak ditë pas ndërrimit të pushteteve u kontestua fort nga opozita e atëhershme, por edhe nga komuniteti i qytetit të Durrësit.

Sipas tyre, ndërtimi i këtij porti jahtesh do të ishte i gabuar, pasi shtrihej në afërsi të kalatës lindore të Portit të Durrësit, e cila është e destinuar për të ankoruar kontejnerët e mallrave rifuxho.

Ekspertët thanë në atë kohë se është e papranueshme që një port jahtesh të gjendet në afërsi të vendit ku do të përpunohen këto mallra.

Free Traffic Exchange