Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Krahas rikonstruksionit të mjediseve mësimore në shkollat e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veçantë edhe shtimit të hapësirave sportive, për të nxitur të rinjtë që të merren me aktivitete. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe ndihmës nga ?Raiffeisen Bank?, rreth 1300 nxënës të shkollës 9-vjeçare ?Vasil Shanto? kanë terrene të reja sportive, të cilat pas mësimit mund të përdoren edhe nga komuniteti i zonës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi fushat e reja të futbollit dhe të tenisit për nxënësit e shkollës dhe falenderoi ata që kontribuan për shtimin e ambienteve sportive në kryeqytet. ?I falenderoj shumë ata që kontribuan për këto mjedise, që nga Akademia Sociale e Futbollit, te shoqata ?Miq për jetën? dhe ?Raiffeisen Bank?. Nëse komuniteti kontribuon që fëmijët të kenë jo vetëm shkolla më të mira, por edhe më shumë mjedise sportive, ku të shoqërizohen, atëherë do të kemi edhe një qytet më të mirë. Më vjen mirë që marsi ka qenë vërtet një pranverë për Tiranën?, tha Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-peruron-dy-fushat-e-reja-sportive-te-shkolles-vasil-shanto/