Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
750 kg drogë janë kapur nga policia kufitare e Vlorës në gadishullin e karaburuni. Një pjesë e lëndës narkotike u gjet e ngarkuar në gomone e cila u bllokua. Gjatë finalizimit të operacionit të koduar ?Alfa? policia kufitare në bashkëpunim me policinë e Vlorës dhe delta force ndërmorën aksionin pranë vendit të quajtur ?Gjiri i Anglezit?, Karaburun.
Përveç sasisë së kanabisit në gomone, pjesa tjetër ishte e shpërndarë në breg të detit, në total 57 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me plastikë dhe natriban. Mjeti lundrues tip gomone ka përmasat 7.2 m gjatësi dhe me dy motora të markës Yamaha 300 KF dhe 25 KF. Gjatë bllokimit të mjetit lundrues dhe sasisë së lëndës narkotike, dyshohet se 3 shtetas duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohet-1-ton-kanabis-trafikantet-braktisin-gomonen/